33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Universiteti i Tetovës nis procedurat ligjore për shkarkimin e Artan Grubit nga pozita e asistent profesor

Universiteti i Tetovës ka filluar zyrtarisht procedurat ligjore për shkarkimin nga puna të Artan Grubit, i cili prej vitit 2012 mban pozicionin e asistent profesor në Fakultetin Juridik, në drejtimin e Gazetarisë. Vendimi vjen pas mungesës së tij në vendin e punës pa dhënë ndonjë shpjegim të justifikuar, çka përbën shkelje të dispozitave ligjore.

Sipas Safet Emrulit, dekan i Fakultetit Juridik, Artan Grubi kishte pezulluar përkohësisht detyrën e tij akademike për shkak të angazhimit në funksione publike, deri në muajin gusht të këtij viti. Pas kthimit të tij në punë, mungesat e pajustifikuara kanë nxitur universitetin të ndërmarrë hapa ligjorë.

“Prej javës së kaluar, ai nuk është paraqitur në punë, duke mos përmbushur detyrimet që i takojnë sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe Ligjit për arsimin e lartë. Ne kemi nisur procedurat për masa adekuate dhe shumë shpejt do të informojmë publikun për vendimin përfundimtar,” deklaroi Emruli.

Juristi Sahit Zylbehari, duke analizuar rastin, thekson se sipas Ligjit për marrëdhënie pune, mungesa e pajustifikuar prej tre ditësh ose pesë ditësh brenda një viti mund të çojë në ndërprerjen e kontratës së punës. Ai nënvizon rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore për të shmangur mosmarrëveshjet dhe për të siguruar një proces transparent.

“Në raste të tilla, punëdhënësi duhet të sigurojë dëshmi për mungesat, të njoftojë punonjësin, të zbatojë procedurat disiplinore dhe të dorëzojë vendimin në institucionet përkatëse,” tha Zylbehari.

Artan Grubi, i cili mban këtë pozicion në Universitetin e Tetovës prej më shumë se një dekade, nuk ka dhënë ende një reagim publik lidhur me çështjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...