26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Ursula von der Leyen viziton Kosovën mes krizës politike – takime me Osmanin dhe Kurtin

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot në Kosovë, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo pritet të zhvillojë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e von der Leyen nis në orën 13:00 në Presidencë, ku do të takohet me Osmanin, ndërsa në orën 14:05 do të pritet nga Kurti në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Nuk është paralajmëruar ndonjë deklaratë për media pas takimeve.

Vizita e saj vjen në një moment të ndjeshëm për Kosovën, e cila ndodhet me një qeveri në detyrë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryeministri Kurti ka afat deri më 26 tetor për të formuar kabinetin e ri, ndërsa për krijimin e shumicës i nevojiten 61 vota. Sipas BE-së, deri në krijimin e një qeverie me mandat të plotë, zyrtarët evropianë kanë kufizuar takimet në ndërtesat qeveritare.

Kjo është vizita e parë e von der Leyen në Kosovë pas një viti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...