25.5 C
Tiranë
Sunday, July 27, 2025
spot_img

Vajza: Nëse do ishte krim për drogën…/ Flet vajza e ciftit te masakruar

Autoritetet policore italiane kanë marrë në pyetje Dorina Pashon vajzën e Shpëtim e Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën pas vitesh të copëtuar e të mbyllur në katër valixhe në afërsi të burgut Solliçiano në provincën e Firenzes.

Ekzaminimi i trupave ka konfirmuar se bëhet fjalë për Shpëtim e Teuta Pasho 55 e 52 vjeç të zhdukur që prej datës 2 nëntor 2015.

Gjetja e kufomave të copëtuara pranë burgut të Solliçianos ku ka vuajtur dënimin djali i tyre i akuzuar për trafik droge, ka bërë që pista e parë investiguese për këtë krim të tmerrshëm të ishte një larje hesapesh për trafiqe ilegale.

Por Dorina Pasho, vajza e çiftit e cila jeton në qytezën Castelfiorentino në provincën e Firezes, gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet policore ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar se “nuk është një krim për biznes droge. Të bësh një gjë të tillë, ka deklaruar ajo në prani të avokatëve, do të thotë të kesh një borxh te madh parash në këtë trafik “

Vëllai i saj Taulant Pasho rezulton person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Nën urdhër arrestimi shtëpiak ai ka shkelur dënimin e është shpallur në kërkim prej vitit 2006.

Çifti Pasho jetonin në Vlorë e kishin mbërritur në Itali në tetor të 2015 për të takuar djalin e tyre i cili ndodhej në burgun e Solleçianos.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlora përballet me ndërprerje energjie, Lungomarja mbetet pa drita në kulmin e sezonit turistik

0
Prej disa orësh, disa zona të qytetit të Vlorës, përfshirë edhe Lungomaren – një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë verës – janë pa...

Zjarr masiv në Borsh, flakët i afrohen banesave – era pengon ndërhyrjen

0
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë sot një masiv kodrinor në zonën turistike të Borshit, duke krijuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Flakët po...

Albi Alla lë Flamurtarin dhe transferohet te PO Atsaleniou në Greqi

0
Pas një sezoni pozitiv me Flamurtarin, ku kontribuoi në ngjitjen e skuadrës vlonjate në Superiore, mbrojtësi shqiptar Albi Alla ka marrë një vendim surprizues...

“Dëgjova zërin e babit, por më thanë që kishte vdekur” – rrëfimi i Kristiola...

0
Pas ceremonisë mortore të të atit, Anesti Rama, e shoqëruar nga dhimbja për humbjen dhe tronditjen nga arrestimi i nënës dhe motrës së saj,...

Brigitte Macron i shkon deri në fund betejës ligjore për thashethemet rreth identitetit të...

0
Thashethemet për identitetin e supozuar transgjinor të zonjës së parë të Francës kanë qarkulluar prej vitesh në rrjetet sociale, por këtë herë Brigitte Macron...