28.5 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Ish-kryeministri Sali Berisha / Akuzon Ramën me emërimin e Çuçit, e bën të familjes Ministrinë e Brendshme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se ka kryer një akt të pashembullt që nga viti 1912, ku me emërimin e Çuçit, e bën të familjes Ministrinë e Brendshme.

‘Edvini kryen një akt shkatërrimtar e të pashembullt, të cilin nuk ia ka lejuar vetes  asnjë shef i ekzekutivit shqiptar nga viti 1912 gjer sot kryeministër, Mbret, apo diktator qoftë ai’, thotë Berisha.

opennews.al

Postimi i plotë i Sali Berishës: 

Edvini e ben te familjes Ministrine e Brendshme!

Te dashur miq, me emerimin minister te brendshem te burrit te gruas se trete te tij, Edvin Kristaq Xhelati per here te pare ne historine 108 vjeçare te shtetit shqiptar shnderron kete ministri dhe organet e varura prej saj ne ministri dhe institucione private familjare.

Duke emeruar ne drejtimin e ministrise se brendshme Bledar Çuçin, nje njeri te familjes se tij te vogel dhe konkretisht burrin e ish gruas te trete te tij, zonjes Delilna Fico, me te cilen ruan te gjitha marredheniet e ngushta familjare perveç atyre martesore, Edvini kryen nje akt shkaterrimtar e te pashembullt, te cilin nuk ia ka lejuar vetes asnje shef i ekzekutivit shqiptar nga viti 1912 gjer sot kryeminister, Mbret, apo diktator qofte ai.

Me kete akt te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar, Edvini tregon se ai shfrytezoi rastin e vrasjes pas shpine te Klodian Rashes per ti dhene duart Sander Lleshajt dhe per te shtene totalisht ne kthetrat e tij dhe familjes se tij mafioze ministrine e dhunes, droges dhe krimit elektoral.

Ky emerim unik ne historine e Shqiperise eshte nje kushtrim per çdo shqiptar te ngrihet kunder ketij regjimi te kalbur nepotik qe nuk njeh ligj,norme as etike shteti,per te permbysur sa me pare dhe me çdo kusht Edvin Kristaq Xhelatin dhe narkoshtetin e tij. sb

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...