23.4 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Vaksina e BioNTech/Pfizer ul infektimin 90% tek të rinjtë, ja çfarë tregon studimi i fundit

Vaksina e BioNTech/Pfizer ul me 90% tek të rinjtë rrezikun e infektimit me variantin Delta të Coronës, dhe mbron 93% nga simptomat me këtë variant të virusit, sipas studiuesve.

Sipas një studimi të sigurimit shëndetësor izraelit, Clalit të publikuar të mërkurën në bashkëpunim me studiues të Universitetit të Harvardit vaksina e BioNTech/Pfizer ul me 90% tek të rinjtë rrezikun e infektimit me variantin Delta të Coronës, dhe mbron 93% nga simptomat me këtë variant të virusit.

Për këtë studiuesit kanë analizuar të dhëna nga 95.354 të rinj të vaksinuar nga mosha 12 deri në 18 vjeç, thuhet në publikimin e rezultateve. Ato janë krahasuar me një numër korrespondues të të rinjve të pavaksinuar. Rezultatet janë publikuar në revistën “New England Journal of Medicine”, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Të dhënat janë mbledhur nga data 8 qershor deri në 14 shtator, raportojnë studiuesit, kjo përkon me valën e katër të Coronës në Izrael, ku varianti Delta i virusit ishte dominues. Studimi nuk mund të jepte të dhëna, se sa efekt mbrojtës ka vaksina ndaj sëmundjes së rëndë apo vdekjes, sepse raste të tilla tek të rinjtë janë shumë të rralla.

Në Izrael ka përdorim më të madh vaksina BioNTech/Pfizer. Në qershor Izraeli filloi me vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 vjeç. Deri tani janë vaksinuar aty 45% e fëmijëve nga mosha 12-15 vjeç. /DW/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...