27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Vaksina Pfizer, 100% efikase te adoleshentët katër muaj pas marrjes së dozës së dytë

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka qenë 100 për qind efikase te fëmijët e grup-moshës 12-15 vjeç, katër muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Kompanitë kanë thënë se të dhënat e reja, që kanë përfshirë 2,228 pjesëmarrës, do të forcojnë aplikacionin për miratim të plotë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.

Asnjë shqetësim për sigurinë nuk është vërejtur te pjesëmarrësit, të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Ndërkohë që komuniteti ynë shëndetësor punon për të rritur numrin e personave të vaksinuar në botë, këto të dhëna rrisin besueshmërinë në sigurinë e vaksinave dhe efektin te adoleshentët”, ka thënë shefi i kompanisë, Pfizer, Albert Bourla.

Kjo gjë është sidomos e rëndësishme kur shohim që po rritet shkalla e infektimit te kjo grup- moshë, ndërkohë që shkalla e vaksinimit është zvogëluar”.

Shqetësimi më i madh në mesin e kësaj grup-moshe është inflamacioni në zemër (miokardi) te meshkujt.

Mirëpo këto raste janë shumë të ralla dhe përfitimet nga vaksinat tejkalojnë rreziqet, sipas të dhënave.

Edhe vetë sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, mund të shkaktojë miokard, qoftë në raste më të shpeshta, apo edhe më të rënda.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka miratuar po ashtu kërkesën për vaksinim të grup-moshës 12-15 vjeç kundër koronavirusit.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe bëhet në gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...