22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Vaksinat kunder COVID-19/ Flasin ekspertët, ja cila prej tyre është më e efektshme…

Shumë shtete në të gjithë vendin po përshkallëzojnë përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur, për të zbutur valët e reja të infeksioneve. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizim për përdorim urgjent për tri vaksina Covid-19, për të cilat thotë se janë shumë të efektshme në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda nga koronavirusi i ri.

Të tria vaksinat ofrojnë pothuajse mbrojtje të plotë kundër vdekjes dhe shtrimeve në spital të lidhura më Covid-19, tha FDA. Sidoqoftë, në provat klinike në SHBA vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna” raportuan një efikasitet 95% në parandalimin e koronavirusit, ndërsa “J&J” raportoi një efikasitet 72%. Punonjësit shëndetësorë kanë raportuar se kanë parë shumë pacientë që shprehin preferenca për t’u vaksinuar me një vaksinë të veçantë. Dallimet në efikasitet nuk janë aq drastike sa sugjerojnë numrat, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Provat u kryen në kohë të ndryshme, me shfaqjen e varianteve të reja, më ngjitëse të koronavirusit kur ishin në proces provat e vaksinës “J&J”. Sipas hulumtimit të kryer nga Fondacioni “Kaiser Family”, në mars rreth 30 për qind e njerëzve që thonë se janë të hapur për t’u vaksinuar thanë se kishin një preferencë të fortë se cilën vaksinë marrin, ndërsa rreth 25 për qind e njerëzve nuk kishin preferenca. Organizata jofitimprurëse zbuloi se midis atyre me preferencë të markës së vaksinës, afërsisht 24 për qind thanë se preferonin një vaksinë me një dozë, ndërsa 14 për qind përmendnin nivelin e efektivitetit.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...