8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Vaksinimi me detyrim për studentët? Përgjigjet zv/ministrja: “Duhet të sigurohet një ambient i shëndetshëm për ta”

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se vaksinimi i studentëve, që tashmë është bërë me detyrim, është i vetmi instrument që ambientet universitare të jenë të shëndetshme.

E pyetur nëse vaksina duhet të jetë me detyrim për këtë kategori, Rakacolli u shpreh: “I detyruar është sigurimi i një ambienti të shëndetshëm aty ku studentet jetojnë dhe mësojnë. Por vaksinimi është pjesë e sigurimit të këtij ambienti të shëndetshëm. Studentët janë të bindur, se mënyra si mund të sigurohet ky ambient i shëndetshëm është vaksinimi”.  

Mes të tjerash ajo i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat.

“Të nderuar qytetarë, duke u bazuar në analizën e situatës, duam t’ju vënë në vëmendje rëndësinë e procesit të vaksinimit. Rendjen e vaksinimit të atyre grupeve që janë më të rrezikuar, studentët, mjekët, etje dhe të ndalojmë grumbullimet. Duhet të mbajmë maskën në ambientet ëe mbyllura dhe evitimin e qëndrimit në vende me grumbullim. Që mos të përjetojmë atë nivel infeksioni që përjetuam vitin e kaluar, duhet të respektojmë me rigorozitet masat.”, pohoi Rakacolli.

Ndërkohë, drejtoresha e ISHP, Albana Fico u shpreh se është rritur incicenca në vendin tonë. Ajo bëri edhe një përmbledhje të situatës, ndërsa tregoi edhe sa doza me vaksina janë administruar deri tani.

“Mbledhja e sotme mbahet në një moment kur situata globale është përkeqësuar ndjeshëm sa i përket infektimeve dhe fataliteteve. Në Shqipëri incidenca dy javore është 222 për 100 mijë banorë. Ka një rritje të rasteve aktive në 6444, nga 6397 që i përkon shifrës 226 për 100 mijë. Numri i bashkive të prekura është rritur. Raporti meshkuj femra mbetet 48 me 52%

Mesatarja ditore e të shtruarave është 156 në dy javë. Mesatarja dy javore e rasteve të rënda të shtruara në spitale është 20. Numri i fataliteteve me rastet e infektuara është 1.6 % Me rëndësi është vazhdimi i vaksinimi. Totali i dozave të aplikuar eshte 1860335. Me një dozë 991371 me dy doza 868964.

Duhet të sjellim në vëmendje se vaksinimi në të gjitha grupet e përcaktuara në fokus të studentëve që i bëjmë thirrje të vaksinohen. Duke qenë se në universitetet kanë skuadrat e vaksinimit. Mos harroni mbajtjen e maskës dhe respektimi i distancës, zbatimin e protokolleve. Edhe respektimi i një aspekti të rëndësishëm që është informimi nga burimet zyrtare. Këtë e them sepse një nga problematikat që kemi hasur është fakti që qytetarët nuk i drejtohen siç duhet burimeve të informacionit. Nga ISHP, ministria e shëndetësisë dhe të gjithë adresat formale të informacionit do të ishin burim i saktë”, tha Fico.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...