33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Varianti Delta i koronavirusit shkakton kaos në botë

Tokio, qyteti i Lojërave Olimpike këtë verë, hyn sot në një gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Japoni.

Organizatorët e ngjarjes sportive e ndaluan pjesëmarrjen e spektatorëve pothuajse në të gjitha vendet ku zhvillohet Olimpiada, ndërsa të huajt kanë qenë të ndaluar qysh më herët.

“U bëjmë thirrje njerëzve që t’i mbështesin atletët nga shtëpia”, tha sekretari i kabinetit, Katsunobu Kato.

Lojërat zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme – e katërta në Tokio – zgjat deri më 22 gusht, pak para fillimit të Lojërave Paralimpike.

Japonia nuk është goditur nga koronavirusi sa disa vende, por ka regjistruar më shumë se 815,440 raste në total dhe gati 15,000 viktima.

Vetëm 28 për qind e qytetarëve japonezë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Shkaktar i kaosit të fundit shihet varianti Delta i koronavirusit, i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëparshme.

Qyteti më i madh i Australisë, Sidnej, do të zgjasë izolimin, pasi zyrtarët paralajmëruan se rastet ditore me koronavirus ka të ngjarë të kalojnë 100-shin, për shkak të shpërthimit të variantit Delta.

Infeksionet ditore janë rritur çdo ditë, edhe pse Sidnej ka hyrë në izolim më shumë se dy javë më parë.

Izraeli tha se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, për të rriturit me sistem të dobët imunitar.

Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka rritur rastet në Izrael gjatë muajit të kaluar, nga numra njëshifrorë në rreth 450 në ditë./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...