26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Varianti i ri që po frikëson botën/ OBSH: “Mbroni fëmijët dhe shkollat përmes strategjisë së kundërpërgjigjes”

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, tha se shkalla e infektimi me COVID-19 tek fëmijët e moshës pesë deri në 14 vjeç është më e larta në Evropë.

“Mbroni fëmijët dhe shkollat përmes strategjisë së kundërpërgjigjes”, kërkoi zoti Kluge nga qeveritë.

Ai propozoi që varianti Omicron i koronavirusit të luftohet me të njëjtat mjete që janë përdorur kundër variantit Delta.

“Deri më 6 dhjetor, janë identifikuar 432 raste me Omicron në 21 vendet anëtare të OBSH-së. Mënyra më e mirë për të ecur përpara ndërsa mblidhen më shumë prova, është shfrytëzimi i mjeteve që janë përdorur kundër variantin Delta, të cilat mund të kenë ndikim mbi variantin Omicron. Këto pesë mjete janë – vaksinimi, doza përforcuese, mbajtja e maskës, ventilatorët dhe protokolli i terapive”, tha zoti Kluge, ndërsa theksoi se vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë zgjidhja e fundit.

Pak më shumë se gjysma e qytetarëve në Evropë dhe Azinë Qëndrore janë plotësisht të vaksinuar, tha ai, ndërsa theksoi se në këto dy rajone varianti Delta është dominues. Zoti Kluge shtoi se vaksina kundër COVID-19 vazhdon të jetë e efektshme në parandalimin e simptomave të rënda dhe vdekjes nga koronavirusi.

Ai tha se ende është e paqartë nëse varianti Omicron është më ngjitës krahasuar me variantet tjera dhe se ende nuk dihet me siguri se sa të rënda janë simptomat e shkaktuara nga Omicroni.

Të dhënat në dispozicion mbi variantin ende janë fillestare dhe në zhvillim, duke përfshirë dhe ato rreth efektshmërisë së masave kundër koronavirusit si vaksina, diagnostikimet dhe terapitë.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...