Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me disa të dhëna të publikuara për sektorin e blegtorisë në vendin tonë.
Vasili e cilëson tronditës faktet, ndërsa sipas tij Rilindja po rrënon qëllimisht blegtorinë. Ai rendit disa shifra, ku nënvizohet fakti se “Shkretimi i bujqësisë shqiptare dhe largimi i fermerëve nga Shqipëria ky është misioni i vetem Edi Rames!”.
REAGIMI I VASILIT
Fakte tronditese te rrenimit te qellimshem te blegtorise nga rilindja!
Ja faktet tronditese:
1️⃣ Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me rreth 19% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), kundrejt 2% që është mesatarja Shqiperia mbledh dhe përpunon shumë pak qumësht ne krahasim me te gjitha vendet e BE.
2️⃣ Shqipëria arrin të mbledhë mesatarisht 100-120 mijë ton qumësht në vit.
3️⃣ Shqipëria me kapacitetet aktuale arrin të prodhojë mesatarisht 41 kg në vit për qytetar qumësht të papërpunuar, qe eshte sasia më e ulët ne raport me te gjitha vendet e BE.
4️⃣ Shqipërisë i ulet me 30% numri i gjedhëve në krahasim me 2001-n
5️⃣ Shqipëria ka prodhuar 114 mijë ton qumësht të papërpunuar gjatë 2021.
6️⃣ Në raport me popullsinë prej 2.79 milionë banorë, prodhohet në 3.4 kg qumësht i papërpunuar në muaj.
7️⃣ Numri i gjedhëve ka rënë me 30% nga viti 2001, duke zbritur në rreth 200 mijë në 2021-n
8️⃣ Mungesa me rreth 15% e qumështit lëndë e parë në vend.
9️⃣ Sot çmimi me të cilin po blihet qumështi në derën e fermës ne Shqiperi e kalon çdo shtet të Europës.
🔟 Indeksi i Çmimeve të Konsumit për nëngrupin qumësht, djathë dhe vezë shënoi një rritje rekord prej 24.3% në tetor,
1️⃣1️⃣ Çmimi i prodhimit të qumështit në BE u rrit ndjeshëm rreth +7,4% krahasuar me vitin 2020.
FAKTET FLASIN VETË!!
Shkretimi i bujqesise shqiptare dhe largimi i fermereve nga Shqiperia ky eshte misioni i vetem Edi Rames!
P.S.Burimi MONITOR.