18.7 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Vazhdojnë protestat masive ne Iran, plagosen policë dhe nje civil humb jetën

Katër policë janë plagosur dhe një “asistent policor” vdiq nga plagët e marra gjatë protestave masive në Iran, që po organizohen pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.

Një guvernator rajonal konfirmoi se katër protestues kanë vdekur gjatë protestave, ndërkaq një grup për të drejtat e njeriut tha se edhe një protestues që ishte plagosur, ka vdekur. Vdekja e Mahsa Amini, e cila ishte ndaluar nga Policia e moralit e Iranit, nën akuzat se nuk kishte respektuar rregullat për veshjen e hixhabit, ka nxitur protesta në mbarë Iranin.

Për shumë iranianë, vdekja e Amini është dëshmi shtesë e shtypjes së atyre që nuk u binden urdhrave dhe rritjes së trajtimit të dhunshëm të vajzave të reja nga Policia e moralit.

Në protesta, shumë gra iraniane kanë hequr shamitë e kokës. Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi të mërkurën se më 20 shtator në qytetin Shiraz pas protestave të dhunshme.

“Mbrëmjen e së martës, disa persona u përleshën me zyrtarët policorë dhe si rezultat i përleshjeve, një asistent policor u vra. Në këtë incident, katër zyrtarë policorë u plagosën në Shiraz”, raportoi IRNA.

Pesëmbëdhjetë protestues u arrestuan në Shiraz më 20 shtator, tha IRNA. Përveç në Shiraz, protesta gjatë natës janë mbajtur edhe në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, përfshirë në Mashhad, Tabriz, Rasht dhe Isfahan, tha media shtetërore iraniane. Ndërkaq, guvernatori i Kurdistanit konfirmoi se tre persona u vranë nën rrethana të paqarta në protestat në këtë provincë në perëndim të Iranit.

Ismail Zareikosha tha se Policia nuk ishte përgjegjëse për vdekjet. Ai fajësoi ata që i përshkroi si “armiq të Iranit”, duke mos dhënë më shumë detaje.Ndërkaq, Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaw, tha se një grua, e identifikuar si Hajar Abbasi, vdiq më 20 shtator pasi u plagos nga të shtënat e policisë në Mahabad më 18 shtator.

Policia e moralit e Iranit e kishte arrestuar Aminin më 13 shtator në Teheran, kur ajo kishte shkuar në kryeqytetin iranian për të vizituar familjarët e saj. Ajo humbi ndjenjat në stacionin policor dhe vdiq tri ditë më vonë. Policia e ndaloi atë pasi nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin. Irani kërkon nga gratë që të vendosin hixhabin në atë mënyrë që të mbulojnë krejtësisht flokët gjatë kohës sa janë në publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...