24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Vdekja e Anita Bitrit, flet vëllai i saj:” Të gjitha konspiracionet erdhën nga Vlora”

18 vite më parë, diva e muzikës shqiptare, Anita Bitri ndërroi jetë bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA. Në një lidhje televizive, vëllai i këngëtares, Arben Bitri ka dhënë një intervistë, ku ka folur për motrën e tij dhe gjithçka rreth saj.

“Në lidhje me Anitën do më duhej të flisja për ditë të tëra. Natyrisht, që talenti i sime motre më mbush me frymëzim. Anita kishte një mision këngën, edhe pse u ndërpre ky mision e vazhdova unë. Ose të mbyllesha në diçka familjare, ose ta përçoja dëgjuesit shqiptari. Si ironi fati, ajo para se të ndodhte tragjedi filloi të bënte librin autobiografik, po nuk arriti ta mbaronte. U mbarua më vonë”.

Ai ka folur për talentin e saj në muzikë, duke ndarë detaje të ndryshme për këngëtaren.

“Unë isha heroi i saj, kam pas një lidhje speciale. Edhe pse ishim larg në një aspekt të jetës, ajo në Amerikë, unë në Itali, ne mbanim kontakt. Anita kishte lindur bashkë me talentin në muzikë dhe letërsi. Ajo nuk ishte vetëm shkrimtare, por edhe violiniste.

E dashuronte këngën, nuk ishte vetëm këngëtare, por edhe muzikante e kompletuar se kishte mbaruar violinën. Ishte shumë e ëmbël dhe me një mirësi të pafund, me një të qeshur shpirtërore. Kështu e mbaj mend unë motrën time.

Ishte shpërthyese, i pëlqente modernia. Ashtu siç ka thënë edhe Zani Ciko, Anita theu ato prangat. Ajo nuk kërkonte thjesht të shkonte në festival, ajo nuk donte çmim, ishte e kënaqur me duartrokitjet e publikut”, tha Bitri për abc.

Më tej, Arbeni ka treguar si qendron e vërteta e vdekjes së artistes, çfarë ndodhi realisht dhe të gjitha konspiracionet që u aluduan.

“Ishte e rëndë, kur tre krijesat më të dashura të familjes ikin nga ky rruzull dhe bëhen engjej. Isha në Itali në Modena dhe nuk e besoja. Të nesërmen pas shumë përpjekjesh e morëm vesh lajmin dhe ikëm në Amerikë. Do të kujtojë atë pritjen madhështore që i bën artistët si Frederik Ndoci. Që bën gjithë atë përcjellje dhe ndihmuan për të dërguar trupat në Shqipëri.

Nuk ka asnjë lloj konsipiracioni, ishte një tragjedi. Prandaj u vendos edhe ligji për monoksidin karbonit. Shtëpia e Anitës nuk e kishte këtë prandaj ndodhi. Zoti Blumber, mbas tragjedisë Bitri vendosi menjëherë ligjin për monoksidin e karbonit. Të gjitha konspiracionet erdhën nga Vlora. Unë jam marr me këtë çështje tre vjet. Ishte injoranca që solli këtë tragjedi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...