8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Vdekja nga dhuna e 42-vjeçarit Egli Progës: Dalin pamjet e momentit kur dërgohet në spital

Pas më shumë se dy muajsh nga vdekja tragjike e 42-vjeçarit Egli Proga, janë publikuar imazhe të reja që tregojnë momentin kur ai dërgohet në spital pas një dhunimi të brutshëm. Në këto pamje, qytetarët shihen duke e mbajtur në krahë Progën, i cili duket pa ndjenja, ndërsa banorët e zonës e futin atë në ambulancë. Ngjarja ndodhi më 8 gusht dhe ka shkaktuar një reagim të gjerë publik.

Prokuroria e Korçës ka arritur në përfundimin se ka pasur ndërhyrje në kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi incidenti. Sot, Gjykata e Korçës ka vendosur të rikthejë në qeli tre persona, Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Këta individë ishin liruar më 13 gusht nga gjykata, e cila u kishte caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Megjithatë, ditën e sotme (12 Tetor), gjykata ndryshoi masën ndaj tyre nga “detyrim paraqitje” në “arrest në burg”, për veprën penale “veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”. Të tre të akuzuarit ishin të pranishëm në vendngjarje dhe nuk kishin kallëzuar krimin, duke penguar kështu zbardhjen e të vërtetës. Ndërkohë, autor i dyshuar për vrasjen e Egli Progës është Denis Meçe, i cili akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”. Rasti vazhdon të jetë nën hetim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...