6.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Vëllai i Lefter Kokës zbardh prapaskenat e bujshme se kush fshihet pas inceneratorit të Tiranës

Leonard Koka, i njohur si Nar Koka dhe vëllai i Lefter Kokës, ka vendosur të flasë për herë të parë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Ai akuzon kryeministrin Rama se ka futur në kurth vëllanë e tij dhe ka përgjegjësi për burgosjen e tij. Nard Koka, i cili kishte premtuar një intervistë të plotë në një program televiziv për aferën e inceneratorëve, në momentet e fundit ka ndryshuar mendje duke tërhequr intervistën. Megjithatë, një bisedë telefonike e publikuar tregon se ai e bën përgjegjës kryeministrin Rama për burgosjen e vëllait të tij.

Moderatori: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë garanci Rama që nuk ndodh gjë?

Nar Koka: Po, që fola me amerikanët, ti s’ke ‘non grata’. Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi

Moderatori: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?

Nar Koka: Se mora vesh. Pas takimit me Ramën vetëm e pash në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.

Moderatori: Pra ti po thua që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata, nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore

Nar Koka: Nuk do të shpallin non grata, nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftëse e jep dorëheqjen malorja do jetë më e bute

Moderatori: I premtoi që s’do ketë burg?

Nar Koka: Po i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie

Moderatori: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi apo e ka gënjyer?

Nar Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që tu mbyllnin inceneratorët ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë

Moderatori: Po me kaq sa ke njohuri ti sepse ke një jetë që merresh me politikanë të lartë te inceneratoret kush ka më shumë faj, Teri,Veliaj,Rama apo Agaçi?

Ju rren menja se ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama, ju mendoni se do të bëheshin inceneratoret pa Ramën? Mendoshit që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?

Moderatori: Një pyetje, Nar ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?

Vëllai im realisht me aq sa di unë 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë që ishte kontrata për inceneratorët më mbrapa të gjitha gjërat e financuara nuk janë bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni,është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im

Moderatori: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin nuk do e bëjnë publike non gratën?

Këtë nuk ta them dot 100% por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë dhe natë.

Moderatori: Kanë pas komunikim?

100% nuk ta jap dot por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT