8.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Vetëdorëzohen motrat Berisha pas dhunës ndaj Kle Prengës në Tiranë

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan Kle Prengën me shishe qelqi, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, dy autorët janë dorëzuar sot në polici. Pas dorëzimit, policia konfirmoi ekzekutimin e vendimeve të marra nga gjykata për të dyja motrat.

Mariela Prenga u vu në pranga, pasi ndaj saj ishte caktuar masa “arrest në burg” në mungesë, ndërsa motra e saj, Antonela, ish-banore e Big Brother VIP, është nën masën e “detyrimit për t’u paraqitur” në polici.

Njoftimi i policisë sqaron se, në vijim të ngjarjes që ndodhi më 9 gusht 2024, ku motrat goditën Kle Prengën në një lokal në Kodra e Diellit, ato janë vetëdorëzuar sot rreth orës 19:00 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Pas verifikimeve dhe procedurave, u bë ekzekutimi i vendimeve penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Materialet e çështjes janë kaluar për procedim të mëtejshëm në Prokurori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...