33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Veteranët sirianë të gatshëm të luftojnë përkrahë forcave ruse/ “Sapo të marrim udhëzime ne do të luftojmë në këtë luftë të drejtë”

Disa luftëtarë paraushtarakë sirianë thonë se janë të gatshëm të vendosen në Ukrainë për të luftuar në mbështetje të aleatit të tyre, Rusisë. Por sipas Reuters ata ende nuk kanë marrë udhëzime për të shkuar aty.

Nabil Abdallah, një komandant i Forcave të Mbrojtjes Kombëtare paraushtarake (NDF), tha se ishte gati të përdorte ekspertizën në luftimet urbane të fituara gjatë luftës siriane për të ndihmuar Rusinë.

“Sapo të marrim udhëzime nga udhëheqja siriane dhe ruse, ne do të luftojmë në këtë luftë të drejtë”, tha Abdallah më 14 mars, katër ditë pasi Presidenti Vladimir Putin dha dritën jeshile për 16,000 vullnetarë nga Lindja e Mesme për t’u vendosur në Ukrainë.

“Ne nuk i frikësohemi kësaj lufte dhe jemi gati për të sapo të vijnë udhëzimet për të shkuar dhe për t’u bashkuar. Ne do t’u tregojmë atyre atë që ata nuk e panë kurrë … Ne do të bëjmë luftëra në rrugë dhe të  zbatojmë taktikat që kemi fituar gjatë betejave që mposhtën terroristët në Siri”, shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes ruse, por edhe ajo siriane nuk dhanë asnjë përgjigje pas interesimit të Reuters se kur mund lëshohet udhëzimi për lejimin e paraushtarakëve sirianë në Ukrainë, ose nëse ka luftëtarë të tillë të cilët luftojnë tashmë përkrahë forcave ruse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...