2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Video/ Aksident në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë, makina përplas 6 pjesëtarët e një familje

Një aksident i rëndë rrugor raportohet ketë ndodhur sot në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë.

Nga aksidenti kanë mbetur 6 të lënduar. Personat e lënduar janë anëtarë të një familjeje. Familja me 6 anëtarë është përplasur nga një makinë e cila po lëvizte me shpejtësi të lartë.

6 anëtarët e familjes kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe ishin jashtë mjetit të tyre kur makina tjetër ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

6 të lënduarit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekëosre.

Një nga fëmijët e familjes, vajza 23 vjeçe është në gjendje të rëndë, pasi gjatë përplasjes e zuri poshtë mjeti. Ndërkohë vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare, të treja motra.

44 vjeçari, banues në Peshkopi, që shkaktoi aksidentin është larguar vendngjarja.

Sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...