11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Video bëhet virale në rrjet, reagon Noizy pasi goditi me grushta bashkë me grupin e tij Cllevion

Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas sherrit me fenomenin e rrjeteve sociale, Cllevion, të cilin e goditi me grusht, në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Sherri besohet se ka ndodhur pasi ky i fundit ka provokuar dhe sharë Noizyn në rrjete sociale, e madje ka shkuar deri te lokali i tij në Durrës.

Në reagimin e tij Noizy shkruan se nuk do të lejojë askënd që të ofendojë familjen e tij, ndërkohë që shton se Cllevio u pre në besë nga shokët e tij, që edhe pse kishin shkuar me 4 makina, në momentin e sherrit kishin nxjerrë celularët për të filmuar.

Në videon e publikuar shihet se si Noizy godet me grusht Cellevion e më pas nis ta ndjekë me vrap, ndërsa shokë të tij Ii bashkohen me shpejtësi.

Vlen të theksohet se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i The Bloody Alboz (TBA), i njohur me nofkën atëherë “Hudra”. Po ashtu, ai është mik shumë i mirë edhe me këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj (Stresi).

Kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

Cllevio te një pjesë e publikut njihet edhe për këngët e tij sa ishte pjesë e TBA, por edhe ato që i ka publikuar në kohët e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...