17.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Video/ Identifikohen nëpërmjet videove të postuara në Tik Tok, arrestohen 6 të rinj që benin manovra të rrezikshme në rrugë

Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar nëpërmjet Tik Tok-ut një drejtues mjeti i cili kryente manovra të rrezikshme me automjet në rrugët e Tiranës.

I riu është identifikaur nëpërmjet videove të postuara në Tik Tok, ku policia e ka arrestuar atë dhe i ka sekuestruar mjetin.

Njoftimi i Policisë:

Kryen manovra të rrezikshme, Policia Rrugore e Tiranës identifikon nëpërmjet rrjeteve sociale, drejtuesit e automjeteve.

Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën “Bulevardi i Ri”.

Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...