10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Video/ Policia e Vlorës arreston 3 persona, vodhën 1500 kg ullinj në pronën e një qytetari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjesh në qytet. Sipas burimeve zyrtare, dy prej të arrestuarve kishin bashkëpunuar për të vjedhur rreth 1500 kg ullinj në pronën e një qytetari, ndërsa i arrestuari i tretë akuzohet për vjedhje me dhunë të një telefoni celular dhe për një tentativë vjedhjeje.

Pas hetimeve të thelluara dhe provave të siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Vlorës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtyre personave:

Një 34-vjeçar, banues në Vlorë, i akuzuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Ky individ dyshohet se më 13 nëntor 2024, i ka vjedhur një shtetaseje telefonin celular me dhunë dhe se më 23 tetor 2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka tentuar të vjedhë me dhunë çantën e krahut të një vajze të mitur.

– Një 46-vjeçar dhe një 35-vjeçar, të dy banues në Vlorë, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”. Këta individë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 8 nëntor 2024, kanë kryer vjedhjen e rreth 1500 kg ullinjsh nga banesa e një shtetasi.

Të tre të arrestuarit rezultojnë me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale për këta raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...