12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Video/ Pranga 18 vjeçarit, nën hetim 3 adoleshentë, per 18 raste vjedhjesh në kryeqytet

Në Tiranë janë zbardhur 18 raste të vjedhjes së monopatinave, duke sjellë arrestimin e një 18-vjeçari dhe vënien nën hetim të tre adoleshentëve të moshave 16 dhe 17 vjeç. Këta tre akuzohen si autorë të vjedhjes së 18 monopatinave në lagje të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa 8 prej tyre kanë qenë të shitur.

Gjatë veprimeve të policisë, janë gjetur dhe sekuestruar 10 monopatina të tjera, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë çështje. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rastet e tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Kjo zhvillim tregon përpjekjet e autoriteteve për të luftuar krimin e vogël dhe për të siguruar sigurinë në qytet.

Njoftimi i poicisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “February”, për zbardhjen e disa rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Zbardhen dhe dokumentohen 18 raste të vjedhjeve të monopatinave.

Vihet në pranga njëri nga autorët, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Sekuestrohen 10 monopatina të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas, në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “February”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjenndje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kanë vjedhur 18 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës, 8 prej të cilave i kanë shitur. 10 monopatinat e tjera u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...