19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Vidhet banesa në Vlorë/ Arrestohet autori, iu gjetën para false

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës pas një aksioni të shpejtë, duke akuzuar për vjedhje dhe përfshirje në falsifikim. Bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet kanë zbuluar një sërë objektesh të dyshuara dhe shuma të konsiderueshme parash gjatë operacionit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajrro Çakërri”, ku kamerat e sigurisë kanë regjistruar veprimet e dyshuara të autorit, duke ndihmuar në identifikimin e tij. Mariglen Alimuçaj, i arrestuar në bashkëpunim me një person tjetër, është kapur nga policia gjatë tentativës së grabitjes.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme parash të dyshuara të falsifikuara, valutë të huaj të dyshuar të falsifikuara, një dedektor për GPS, një palë targa të huaja, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë, veshjet e përdorura nga autorët, një kapelë kamuflazhi dhe një palë doreza.

Mariglen Alimuçaj nuk është i panjohur për policinë dhe ka pasuar në historinë e tij precedentë penale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur bashkëpunëtorin e tij të shpallur në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT