26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Vihen në pranga 9 shtetas nga Pollicia e Tiranës për vepra të ndryshme penale

Vihen në pranga 9 shtetas nga Pollicia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. M., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe një mjet prerës metalik.

Y. A., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. Gj., 53 vjeç; B. Z., 42 vjeç; F. Xh., 42 vjeç dhe P. Dh., 21 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim B. D., 69 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale ”Vjedhja”.

Në rrugën “Emin Harizaj”, në banesën e shtetases J. P., 57 vjeçe, një person i paidentifikuar ka vjedhur një sasi parash.
—-
Në rrugën “Ndre Mjeda”, në banesën e shtetases L. Ç., 37 vjeçe, një person i paidentifikuar ka vjedhur një sasi parash dhe disa dokumenta.

Më datë 10.12.2021, në Rrogozhinë, në rrugën dytësore Lekaj-Kavajë, kanë vjedhur transformatorin elektrik të gabinës eletrike. Po punohet për kapjen e autorit/ve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, po punojnë për kapjen e shtetasit R. Sh., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 19 vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...