25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Vijojnë ironitë në Komisionin Hetimor/ Rama: “Zonja Topalli”, Tabaku: “Zoti Koka, më falni zoti dëshmitar, se z. Koka nuk është këtu”

Vijojnë debatet, ironitë dhe përplasjet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku për të dëshmuar për aferën e inceneratorëve është kryeministri Edi Rama

Teksa kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, e ka pyetur Ramën për Tahirin dhe ministrat e tjerë, duke i thënë se po i hedh të tijët poshtë, kur thotë se “përgjegjësia është individuale”, me të njëjtën gjuhë i është përgjigjur edhe kryeministri, i cili i tha se edhe Tabaku e hodhi poshtë atë që e ngriti, pra Sali Berishën.

Ky i fundit si për ironi i ngatërroi mbiemrin drejtueses se komisionit, Jorida Tabaku, duke iu drejtuar “zonja Topalli”.

Ndërkohë, e shpejtë ishte kundërpërgjigja e Tabakut, e cila duke i kthyer ironinë Ramës, bëri me dashje një lapsus, duke e quajtur kryeministrin zoti Koka, (ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për korrupsion).

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Zonja Topalli, boh, më falni, Zonja Tabaku!

Jorida Tabaku: Zoti Koka, më falni zoti dëshmitar, se z. Koka nuk është këtu.

Rama: Edhe për Saimir Tahirin ta them hapur prapë, jam shumë krenar në punën që kam bërë me të dhe punën që ai ka bërë me punë, nuk hyjnë fare akuzat. Përgjegjësia është individuale që ç’ke me atë punë.

Tabaku: Po i hedh të gjithë.

Rama: Ca do me thënë me këtë ti? Po ti e hodhe ‘Kreshnikun e madh’ edhe nuk po të thotë njeri. Gjithë atë kreshnik, Sali Berishën, e hodhe dhe nuk po të thotë njeri që e hodhe. Hodhe Sali Berishën që të ngriti. Unë jam i kënaqur që e hodhe, se unë e kam kuptuar çfarë është, kur ju se dinit.

Tabaku: Të flasim për temën. I tërhoqa vëmendjen dhe znj. Cupi.

Rama: Tani do rrimë gjatë këtu se do nxjerrim lekët. 430 milionë euro o do sqarohen këtu, ose nuk ikim. Dua t’iu them që mos hyni në këto gjëra, është shumë e dhimbshme realisht kur një bashkëpunëtor bën pas krahëve çfarëdo qoftë që nuk hyn në detyrimet ligjore, por kjo është. Ne ecim përpara bëjmë punët, impiantet janë atje, plehrat janë pastruar, ndërkohë që ju kemi dhe juve që na keni dalë përpara, do ju begenisim.

Tabaku: A jeni bërë ndonjëherë kuriozë të pyesni për shqetësimet që kemi ngritur ne për inceneratorët?

Rama: Znj. Tabaku ja kam bërë këtë pyetje vetes fillimisht dhe posaçërisht kur ju dëgjova juve personalisht, por pastaj pashë që ju si forcë, kjo partia që ka selinë bashkë me këtë tjetrën…

Tabaku: Kjo nuk është objekt i këtij komisioni.

Rama: Ju keni zgjedhur analfabetizmin politik për qëllime politike dhe jeni gati t’i mbushni mendjen vetes suaj. Unë jam interesuar për këto 430 milionë euro dhe nuk më dalin askund.

Tabaku: Do dalim dhe aty. Askush nuk e di ku kanë shkuar paratë që janë paguar, ndërkohë që dy personat në kërkim vazhdojnë e paguhen. Ka pasur neglizhencë totale në zbatimin e kontratës, ku askush nuk kontrollon buxhetin e shtetit.

Rama: Znj. Tabaku, më fal, por më thonë që kam një shenjë në ballë.

Tabaku: Keni një yll në ballë.

Rama: Nëse nuk ju shqetëson, unë e mbaj.

Tabaku: Iku ylli në ballë, që të vazhdojmë? Kalojmë sërish te kontratat…

Rama: Jam vënë në dispozitë të vështirë, sepse nuk është e lehtë të dalësh para deputetëve, sepse dihet që deputetët shajnë. Tani, nëse lekët nuk kanë shkuar aty ku duhet, si është pastruar Fieri, Elbasani, Tirana? Këto vepra që janë aty si u ndërtuan, nga erdhën, apo s’janë aty, se mund të thoni dhe kështu. Ne kemi ardhur në një pikë, në këtë politikën tonë të këtij perimetri të vogël nga Sheshi Nënë Tereza aty afër Bankës së Shqipërisë, deri te SHQUP, plus këta që janë te Lana, që nuk po kuptohemi as për gjërat më bazike. Nuk do çuditesha më, edhe nëse do vinit me mua tek impianti i Fierit, e të thonit se nuk është këtu. Unë e lidh këtë me një raport që keni me plehrat.

Tabaku: Ka një vit e gjysmë që thuhet se Inceneratori i Fierit do të kolaudohet këto ditë. SPAK ka ngritur akuzë për 4 milionë euro, që nuk kanë shkuar tek inceneratori i Elbasanit…

Rama: Po bëja llogarinë, se unë e kam fiksimin te 430-a.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT