6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë” në qarkun e Vlorës, procedohet penalisht një shtetas

Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë” në qarkun e Vlorës.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia ditën e djeshme në plazhin e Zvërnecit, Vlorë është konstatuar 90 shezlongë dhe 45 çadra, të vendosura pa leje, duke zënë kështu hapsirën publike.

Në vijim të operacionit policor “Bregdeti ynë” është proceduar penalisht shtetasi me iniciale D.K. 44 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë

Procedohet penalisht 1 shtetas, për shkak se kishte zënë hapsirën publike

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi D. K., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 90 shezlongë dhe 45 çadra pa lejen e organeve kompetente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT