16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Vijon operacioni “Laboratori”, shkon në 4 numri i të arrestuarve në Lushnje

Shkon në katër numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laboratori”.

Uniformat blu kanë arrestuar Shtetasin Klevis (Klajdi) Kasa e shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lushnjës ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë Lushnjë:

Vijon operacioni policor i koduar “Laboratori”, shkon në 4 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, një person i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Laboratori”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendodhjen e një shtetasi i cili ishte në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
K. (K). K., 32 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.
Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia në 01.04 2021, gjatë operacionit policor të koduar “Laboratori”, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...