12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

VIP-at Shqiptarë ja destinacionet e mrekullueshme që kanë zgjedhur ketë verë

Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të sigurt që të gjithë ju keni pasur mundësi t’i ndiqni në rrjetet sociale, duke parë destinacionet që ato kanë zgjedhur.

Na lejoni t’ju themi se këtë javë, shumë prej tyre kanë qenë në destinacionet më luksoze të Europës, duke na dhuruar disa pamje magjike të ditëve të tyre të pushimit. Epo pas një sezoni të ngjeshur, edhe vajzat e ekranit tonë meritojnë disa ditë relaksi.

Arbana Osmani nuk kishte si të mos kalonte disa ditë në Itali, duke e ditur tashmë dashurinë që Arbana ka për këtë vend. Moderatorja është arratisur për disa ditë të ëmbla në Kapri, ku natyrisht nuk ka munguar edhe bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotot dhe videot nga Arbana që na ka sjellë një copëz të jugut të Italisë. Restortet që ajo ka zgjedhur janë padyshim ndër më të njohurit, ndaj edhe të gjitha postimet nuk kishin sesi të mos merrnin një vëmendje të madhe.

Për Alketën, vera nis gjithmonë nga jugu i vendit. Janë bërë mëse të zakonshme tashmë postimet e saj nga gjiret e bukura që jugu i vendit tonë ka. Por natyrisht që nuk mund të kalonin këto ditë vere edhe pa pak pushime luksi në Kanë. Vetë prezantuesja e mirënjohur ka publikuar në rrjetet sociale, foto dhe video nga pushimet luksoze që po bën me familjen e saj. Ndryshe nga vera e shkuar, për këtë sezon Alketa ende nuk ka zgjedhur që të publikojë foto me bikini. Megjithatë, shkrepjet që vijnë nga vendi i mirënjohur janë me të vërtetë mbresëlënëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...