28.6 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Arrestohet në Gjakovë këngetari Valon Shehu për posedim të drogës

Këngëtari i njohur Valon Shehu është arrestuar nga policia e Kosovës në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë pasi u kap me drogë. 34-vjeçari u vendos në pranga mbrëmjen e së premtes dhe fillimisht u ndalua nga uniformat blu për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer kundërvajtje në rrugë. Por gjatë kontrollit, ish-banorit të BBV iu gjet një sasi droge e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.

Valon Shehu ka qenë pjesë e Big Brother Vip 1, ku tërhoqi vëmendjen me deklaratat e tij brenda shtëpisë. Ai ishte i pari banor i BBV që ka dalë nudo para kamerave teksa është futur në dush i zhveshur.

Arrestimi i Valon Shehut ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe media. Fansat e tij dhe opinioni publik po ndjekin me interes zhvillimet e mëtejshme të këtij rasti. Nëse shpallet fajtor, Shehu përballet me pasojat ligjore të parashikuara për posedimin e paautorizuar të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...