10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vizita e Kryeministres Italiane Giorgia Meloni në Shqipëri, ja fokusi i takimit

Kampet e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër do të jenë fokusi i takimit të Kryeministres italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Shqipëri të mërkurën.

Sipas axhendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria e Italisë, Meloni pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth mesditës, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Pas kësaj, ata do të nisen drejt Lezhës për të inspektuar punimet e kryera deri më tani në dy kampet e emigrantëve, që janë pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar nga të dy krerët e qeverive.

Vizita e Melonit në Shqipëri pritet të përfundojë brenda ditës së mërkurë, dhe ende nuk është bërë e ditur nëse Kryeministrja italiane do të takohet me zyrtarë të tjerë përveç Ramës. Sa i përket kampeve të emigrantëve në Lezhë, të cilat do të administrohen nga shteti italian, punimet ende nuk kanë përfunduar, edhe pse ishte parashikuar që kampet të hapeshin në maj të këtij viti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...