11.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Vjosa Osmani i nënshtrohet një operacioni, presidenca lajmëron mediat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni. Kjo është bërë e ditur nga zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ku thuhet se mbrëmjen e djeshme ajo iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjikal.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në këtë komunikatë.

Osmani i ka kaluar përgjegjësinë deri kur të rikthehet në detyrë, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

“Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”.- thuhet nga presidenca.

Osmani ishte operuar edhe më parë kur kishte ngushtuar lukthin, por atëherë nuk kishte njoftuar mediat dhe as nuk kishte deleguar kompetencat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT