33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vjosa Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE: “Një hap historik për gjithë rajonin”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment historik jo vetëm për vendin, por për mbarë rajonin.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani uroi Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për arritjen e rëndësishme, duke theksuar se progresi i Shqipërisë drejt integrimit është një fitore e përbashkët.

“Urime Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në, një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian,” shkruan Osmani.

Ajo shtoi se ky progres e afron më shumë të gjithë rajonin me Bashkimin Evropian, ndërsa qytetarët e Kosovës, sipas saj, e ndajnë të njëjtin gëzim.

“Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për të çuar përpara rrugën tonë drejt BE-së,” theksoi Presidentja e Kosovës.

Hapja e kapitujve të fundit konsiderohet një nga fazat më të rëndësishme të procesit negociues, duke shënuar avancimin e Shqipërisë drejt përfundimit të negociatave dhe anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...