Vlora – Një shtetas rreth 70 vjeç është gjetur i mbytur në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës. Sipas policisë, viktima dyshohet të ketë qenë pushues, por ende nuk dihet nëse ishte banor lokal apo turist.
Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta; ekziston mundësia që ai të ketë pësuar një mbytje aksidentale ose një arrest kardiak.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe një autoambulancë, e cila ka transportuar trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.