30.6 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Policia e Vlorës godet rast të prostitucionit, arrestohen dy shtetase kineze dhe dy klientë

Vlora – Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke identifikuar një organizatore dhe arrestuar dy gra dhe dy klientë.

Sipas uniformave blu, aktiviteti ilegal zhvillohej në një apartament të marrë me qira. Organizatore e veprimtarisë kriminale është shpallur në kërkim shtetasja kineze M.Y., 36 vjeçe, e dyshuar për “Trafikim të personave të rritur”.

Në pranga kanë rënë dy gra kineze që ushtronin prostitucion: Q.Zh., 49 vjeçe, dhe X.L., 42 vjeçe. Po ashtu, janë arrestuar edhe dy klientë, një shqiptar 38-vjeçar dhe një italian 25-vjeç, të cilët u kapën në ambientet ku ushtrohej prostitucioni.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore. Policia njofton se vijon puna për kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...