12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Policia e Fierit arreston dy persona për zjarrvënie në Vjosë dhe Lushnjë

Fier – Policia e Fierit ka goditur dy raste të zjarrvënies në zonat e Vjosës dhe Lushnjës, duke arrestuar dy shtetas, Shezai Banaj dhe Arjan Kaja.

Shtetasi Shezai Banaj, 61 vjeç, banues në fshatin Cakran, dyshohet se ndezi zjarr në luginën e lumit Vjosa, në vendin e quajtur “Mezarak”. Si pasojë e flakëve janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke, rreth 300 pemë ulliri dhe bimësi në parkun kombëtar. Ai akuzohet për “Shkatërrim të pronës me zjarr” dhe “Dëmtim të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Ndërkohë, shtetasi Arjan Kaja, 58 vjeç, banues në fshatin Dushk, u arrestua pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij në fshatin Dushk, duke penguar zjarrfikësit gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve. Ai akuzohet për “Shkatërrim të pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon sërish te qytetarët që të mos ndezin zjarre, duke paralajmëruar se çdo shkelës do të përballet me pasoja penale. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo veprimtari të tillë në numrin 112, me garanci për anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...