8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Vlora përfshihet nga moti i keq: përmbytje, ndërprerje energjie dhe evakuime masive

Vlora është qyteti më i goditur nga moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë sot, duke sjellë stuhi të fuqishme, erëra të forta dhe reshje të dendura shiu. Situata e krijuar ka sjellë përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa mbi 30 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, u shpreh për mediat se reshjet e pandërprera, që zgjatën mbi dy orë e gjysmë, shkaktuan daljen nga shtrati të kanalit të ujërave të larta, duke përmbytur pjesë të mëdha të qytetit. “Situata është kritike, prurjet e reshjeve kanë qenë tepër të dendura dhe ne po përpiqemi të menaxhojmë situatën në terren,” tha Dredha, ndërsa kërkoi ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile.

Përveç përmbytjeve, qyteti bregdetar është përballur edhe me mungesë energjie dhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Për shkak të përmbytjes së qytetit, qytetarët kanë vështirësi në pompimin e ujit jashtë banesave të tyre. Ndërkohë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSH) reagoi, duke shpjeguar se është ndërprerë energjia në disa zona të Vlorës për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme nga kontakti me rrymën elektrike në zonat e përmbytura.

OSSH sqaroi gjithashtu se energjia do të mbetet e ndërprerë deri në kontrollimin e çdo kabine elektrike të prekur nga përmbytjet. “Masat e sigurisë do të vijojnë deri në përmirësimin e situatës dhe kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët,” thuhet në deklaratën e OSSH-së.

Ndërkohë, ekipet e gatishmërisë janë në terren duke punuar për të rikthyer sa më shpejt energjinë dhe për të normalizuar situatën në qytet, por parashikimet për motin e keq ngrenë shqetësime për përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...