22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Veliaj: Ekipet e emergjencave po punojnë për normalizimin e situatës në Tiranë pas reshjeve të dendura

Reshjet e forta që kanë përfshirë Shqipërinë, duke përfshirë edhe kryeqytetin, kanë sjellë disa problematika në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga puna e ekipeve të emergjencave në terren, të cilat po përpiqen të normalizojnë situatën.

Veliaj ka theksuar se falë punës së pandërprerë të ekipeve të emergjencave, rrugët e qytetit po mbahen nën kontroll dhe po bëhet monitorimi i çdo zone për të ofruar ndihmë aty ku është e nevojshme. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë çdo problematikë përmes aplikacionit “Tirana Ime” ose duke telefonuar në numrin emergjent 112.

Prej disa orësh ekipet tona janë në terren, duke punuar për normalizimin e situatës. Shirat e rrëmbyeshëm të stinës kanë sjellë sfida, si thyerja dhe rrëzimi i disa pemëve, por falë punës së palodhur të djemve dhe vajzave të emergjencave, çdo rrugë po mbahet nën kontroll dhe çdo zonë është e monitoruar. Jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë!” shkruan Veliaj në mesazhin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...