27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Vlorë, aksident tragjik në orët e para të mëngjesit — humb jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një i mitur ka humbur jetën pas një aksidenti fatal.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur Leandro Shametaj, 17 vjeç, po udhëtonte me një automjet të tipit Porsche. Ende nuk dihen me saktësi rrethanat që çuan në aksidentin tragjik, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po analizojnë nëse ngjarja lidhet me shpejtësinë, humbjen e kontrollit apo faktorë të tjerë.

Trupi i pajetë i të riut ndodhet në spitalin e Vlorës, ku janë mbledhur familjarë dhe të afërm të viktimës. Ata kanë kërkuar dorëzimin e trupit, por procedurat zyrtare janë pezulluar për shkak të mungesës së mjekut ligjor, i cili — sipas burimeve — nuk ka mbërritur në spital edhe pse është njoftuar prej më shumë se 7 orësh.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe përgjegjësitë e mundshme të aksidentit tragjik që i mori jetën 17-vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

368 zjarre në Shkodër gjatë verës, flakët përfshinë 400 hektarë pyje në Tërbun: Zonat...

0
Mbi 300 raste zjarresh janë regjistruar në qarkun e Shkodrës gjatë muajve të verës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, në zonat urbane...

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...

Xi Jinping në SHBA më 23-25 shtator, konfirmohet takimi me Trump: “Me ftesë të...

0
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ka konfirmuar Ministria...

“Bojkot pa afat”, avokatët qëndrojnë në publik, gjykata gjobit mbi 10 prej tyre me...

0
Në procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut,...

Rama në Miçigan me diasporën shqiptare: Kryeministri vlerëson kontributin e komunitetit në SHBA

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Miçigan, gjatë të cilit vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Shtetet e...