Një 21-vjeçar, i identifikuar si Juri Karafilaj, është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Vlorë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrolleve rutinë në rrugën “Pelivan Leskaj”, policia ndaloi për verifikim një automjet me drejtues shtetasin J. K., banues në Vlorë. Nga verifikimet rezultoi se ai duhej të ishte nën masën e arrestit në banesë, por e kishte shkelur duke lëvizur me automjet në qytet.
Menjëherë pas konstatimit të shkeljes, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë e arrestuan në flagrancë dhe referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale. Policia vijon kontrollet për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit.






