5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vlorë/ Dorëhiqet nje tjeter Kryetari i PD Atird Hoxha – synon kandidaturën për deputet 

Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Atird Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij për të hyrë në garën e primareve si kandidaturë për deputet në zgjedhjet e pjesshme parlamentare të 11 majit.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda PD-së, të cilat bëjnë me dije se Hoxha synon të marrë mbështetjen e demokratëve në procesin e primareve, për të përfaqësuar partinë në garën për një mandat deputeti.

Dorëheqja e tij vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike, e cila po përgatitet për një sfidë të fortë elektorale në disa qarqe të vendit. Burime pranë Hoxhës bëjnë me dije se ai ka vendosur të fokusohet plotësisht në fushatën për primaret, duke synuar të jetë përfaqësuesi i demokratëve në Vlorë në Kuvendin e Shqipërisë.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike pritet të zhvillohet në ditët në vijim, ku anëtarësia do të vendosë se kush do të jetë kandidati që do të përfaqësojë partinë në zgjedhjet e 11 majit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...