6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vlorë, sekuestrohen 4 mina me telekomandë me C4, arrestohet 51-vjeçari nga Lezha

Policia e Vlorës ka parandaluar ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë, me eksploziv C4, të programuara për shpërthim në distancë, teksa vihet në pranga 51-vjeçari, banues në Lezhë, i cili i kishte fshehur 4 minat, me eksploziv C4, në kroskotin e automjetit që drejtonte.

Zyrtarisht Policia e Vlorës deklaron se në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, finalizuan operacionin e koduar “Knock Out 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Petrit Ndoji, 51 vjeç, banues në Lezhë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ndaluan automjetin tip “Ford Fiesta”, që drejtonte i arrestuari. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e shtetasit Petrit Ndoji.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më herët, Policia e Vlorës sekuestroi 5 mina të tjera gjatë operacioneve “Knock Out” dhe “Knock Out 2”. Si rezultat i punës së Policisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, u vunë në pranga 4 shtetasit që transportonin këto mina me eksploziv C4.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...