35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vlorë, Ulet niveli i lumit Vjosa/ Moti i keq pengon lundrimin e anijeve

Niveli i lumit Vjosa është 6.10 metra mbi nivelin e detit këtë mëngjes, ndërkohë që një natë më parë arrti në kuotat 6.70.Pika kritike kur jepet alarmi është 7.30 metra mbi nivelin e detit. Prurjet e Vjosës, të hënën shkaktuan përmbytje në tregun e gjësë së gjallë poshtë urës së Mifolit, por pa problem për banorët e njësisë administrative Novoselë.

Ndërsa reshje dëbore ka patur në Llogora gjatë orëve të natës. Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në rrugë, por situata është mbajtur nën kontroll nga dy borëpastruese që kanë hedhur hedhur kripë në rrugë.

Kjo zonë turistike prej tre ditësh po vuan mungesën e energjisë elektrike, dhe bizneset kanë ngritur shqetësimin, por deri më tani nuk është bërë asgjë.

Ndërkohë që kushtet meteorologjike nuk favorizojnë lundrimin detar. Era fryn nga veriperëndimi, forca e detit në gjirin e Vlorës është 6-7 ballë, ndërkohë në det të hapur deri në 8 ballë, me shpejtësinë e erës që arrin në 15-20m/s dhe lartësia e dallgës 2.5 m.

Mjetet e vogla lundruese nuk lejohen të dalin në det, ndërkohë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në orët e para të ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...