28.1 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Vlorë / Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” shtetasi S. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa si dhe në ambientin përreth banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Rr., 28 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda, e kryer në bashkpunim”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor I. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qënë i punësuar në një lokal ka marrë një shumë parash.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. B., 29 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, shtetasin G. B., 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një subjektin në pronësi të tij, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 25 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Goditi me sende të forta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë shpallur në kërkim policor shtetasin S. H., 26 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Llogara, në afërsi të një lokali, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta (shkop bejsbolli) shtetasin K. K., si dhe i ka dëmtuar mjetin, të cilin ky shtetas drejtonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...