16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Vodhi 76 mijë € nga 11 banka dhe i “luajti” në kazino, kapet në Athinë shqiptari i njohur

Pasioni për lojërat elektronike të fatit ishte ajo çka shtyu një 42-vjeçar shqiptar që të mësynte në banka të nivelit të dytë dhe të largohej duke vjedhur para.

Pasi detyronte menaxherët të hapnin dyert e sigurisë, ai vishte një jelek fluoreshent për ta vështirësuar gjetjen e tij dhe zhdukej në turma, ndërsa paratë i “luante” në ruletën elektronike.

Nga hetimet paraprake të deritanishme janë evidentuar 11 raste të grabitjeve në Nea Smyrni, Neo Kosmos, Dafni, Pagrati, Petralona dhe Moschato, nga të cilat tetë në degë bankash dhe tre në kazino.

Shqiptari u arrestua së bashku me një bullgar 22-vjeçar, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grabitje, ndërsa roli i tij kryesor ishte transportimi në disa raste i “grabitësit me jelek fluoreshent”.

 

42-vjeçari, i cili u arrestua në një hotel në qendër të Athinës, është arrestuar më parë për shkelje të ligjeve të drogës, falsifikim dhe arratisje nga burgu, ndërsa 22-vjeçari është arrestuar për marrjen dhe shpërndarjen e produkteve të veprës penale.

 

Oficerët e policisë së Departamentit të Grabitjeve të Sigurisë së Atikës po studionin videot e shtatorit 2021 dhe e panë atë teksa hynte në banka, me kapele ose paruke, syze dielli dhe një maskë kirurgjikale për koronavirusin.

Shqiptari në një video mbante në dorë një armë të cilën, siç raportohet, ia ka dërguar familjes së tij në Shqipëri si dhe një shumë prej 76,548 mijë euro që ishte plaçka totale që grabiti.

Nga kontrollet e kryera gjatë operacionit janë sekuestruar:

-jelek ngjyrë portokalli me mbishkrimin “Green Projects” i cili i referohej –jelekëve të punonjësve të bashkisë,

– Veshjet e veshura gjatë kryerjes së grabitjeve,

– kartë identiteti false e emigrantit,

– motoçikleta që përdorej si mjet kalimi dhe arratisjeje nga vendet ku kryheshin grabitjet,

-paketë najloni që përmbante -1.5- gram. kanabis,

-tre celularë dhe

– shuma prej 235 euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...