13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Votat i duan, ujin s’na e japin” – Banorët e Varibopit protestojnë për mungesën e ujit të pijshëm

 

Fier, 17 qershor 2025 – Banorët e lagjes Dautaj në fshatin Varibop të njësisë Cakran dolën sot në protestë për një nga problemet më të rëndësishme të përditshmërisë së tyre: mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre.

Të revoltuar dhe të dëshpëruar, banorët shprehën zhgënjimin e thellë për premtimet e pambajtura të autoriteteve lokale dhe qendrore, të cilat – sipas tyre – përsëriten çdo katër vjet, por nuk përkthehen asnjëherë në zgjidhje reale.

Votat na i kërkojnë, por nuk na shërbejnë. Nuk kemi ujë as për të pirë, as për t’u larë. Jemi lodhur duke dëgjuar gënjeshtra”, deklaroi një banor i moshuar përpara kamerave.

Të tjerë shtuan se situata është bërë e pajetueshme, sidomos gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten dhe mungesa e ujit e bën jetesën të vështirë.

Qeveritarët tallen me ne. Thonë kemi 24 orë ujë në ditë, kurse ne nuk kemi asnjë pikë në çezma. Po si jeton një familje kështu?”, u shpreh një grua, nënë e tre fëmijëve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk do të ndalen me protestat nëse zëri i tyre vazhdon të injorohet.

Situata në Varibop është një tjetër dëshmi e kontrastit mes statistikave zyrtare dhe realitetit të përditshëm në shumë zona rurale të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...