10.5 C
Tiranë
Thursday, March 5, 2026
spot_img

“Vrasja e Egli Pashollarit”, Gjykata lë në burg Gazmend Bucpapajn

Gjykata e Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gazmend Bucpapaj, i dyshuar si autor i vrasjes së Egli Pashollari, ngjarje e ndodhur në fund të muajit shkurt në kryeqytet.

Vendimi u mor pasi togat e zeza dëgjuan pretendimet e palëve gjatë seancës gjyqësore, duke vendosur që Bucpapaj të vijojë të qëndrojë në qeli ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Avokati mbrojtës i tij, Kol Hyseni, deklaroi se klienti i tij ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas tij, Bucpapaj është ndjerë i ofenduar nga viktima në momentin kur kishte shkuar për të marrë bashkëshorten e tij.

“Klienti im ka vepruar në kushtet e mbrojtjes dhe nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar”, u shpreh avokati Hyseni pas përfundimit të seancës.

Megjithatë, gjykata vendosi që Gazmend Bucpapaj të mbetet në burg deri në një vendim tjetër, ndërsa organet e hetimit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bëhet fjalë për lapsus teknik”, Topalli sqaron votën kundër shkarkimit për Elisa Spiropalin

0
Gjatë votimit në Kuvend për shkarkimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, 85 deputetë votuan pro, duke shënuar shumicën e nevojshme për largimin e saj nga...

“Do votoni kokëvarur që ajo të shkojë në burg”, Sali Berisha paralajmëron parlamentin për...

0
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi ashpër ministren Belinda Balluku dhe mazhorancën, duke paralajmëruar se drejtësia do të ndjekë...

“Një minutë heshtje për Adem Jasharin dhe Tomor Dostin”, Kuvendi miraton ndryshimet në kabinetin...

0
Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me një minutë heshtje në nderim të heroit kombëtar Adem Jashari dhe familjes së tij, në kujtim...

“Ma ler fjalën se kam 3 muaj që nuk jam në Parlament”, replika të...

0
Debatet në Kuvend janë përshkallëzuar sot me replikat mes deputetit Belind Këlliçi, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Belind Këlliçi...

Shehu: “Qeveria ka braktisur 3,000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, Parlamenti hesht”

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në fjalën e tij në Kuvend, kritikoi ashpër qeverinë dhe parlamentin për mungesën e veprimit ndaj qytetarëve shqiptarë...