9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër/ Gjykata vendos masën e sigurisë “Arrest me burg” për 15-vjeçarin Malja dhe shtetasin Edison Arrazi

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 15-vjeçarin Ergys Malja, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Endri Mustafa.

Në seancën për masën e sigurisë, 15-vjeçari nuk ka pranuar që të japë asnjë deklaratë përpara Gjykatës, ndryshe nga Policia, ku ai dha dëshminë e tij. Avokati mbrojtës, për shkak të moshës së tij, kërkoi një masë më lehtësuese, ndërsa prokurori Gëzim Spahiu kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, të cilën e dha Gjykata. Seanca për masën e sigurisë ka zgjatur pak minuta, ndërsa në mjediset e jashtme të Gjykatës kishte forca të shtuara sigurie.

Pas deklaratës së 15-vjeçarit, Policia e Shkodrës shpalli në kërkim shtetasin Ibrahim Lici, por babai i këtij të fundit ka mohuar se djali i tij është autor i kësaj vrasjeje dhe këtë sipas babait, e vërtetojnë kamerat e sigurisë, duke pretenduar se Ibrahim Lici natën e vrasjes ka qenë në një vend tjetër dhe se është i filmuar nga kamerat.

Edhe bashkëshortja e Endri Mustafës, Ingrid Mustafa, deklaroi se Ibrahim Lici, sipas saj, nuk është autori i vrasjes dhe se kjo vrasje, sipas bashkëshortes, nuk ka lidhje as me fisin Bajri, ndërsa i bëri apel Policisë që ta zbardhë këtë ngjarje të rëndë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” edhe për shtetasin Edison Arrazi.

Ky shtetas gjatë seancës për masën e sigurisë nuk është pyetur fare lidhur me vrasjen e shtetasit Endri Mustafa, por vetëm për sasinë e drogës, e llojit kanabis sativa, prej 200 gramësh, që u gjet në një ndërtesë të vjetër në zonën e “Zukth-Kashtave”, në Shkodër, larg banesës së tij. Fillimisht në njoftimin e Policisë thuhej se 26-vjeçari është arrestuar si person që ka dijeni për vrasjen, por në procesverbalin e Policisë të arrestimit të tij, e vetmja akuzë ndaj tij është ajo për sasinë e kanabisit prej 200 gramësh.

Për drogën Arrazi ka mohuar se ka lidhje për shkak se nuk është gjetur në banesën e tij, siç u tha herën e parë, por në një godinë të braktisur në “Zukth-Kashta” që është larg nga shtëpia e Edison Arrazit. Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata e Shkallës së Parë dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për 26- vjeçarin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...