25.1 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, flasin familjarët: Nuk i ka pasur borxhe askujt!

Dalin detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u vra në derën e shtëpisë ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës Pashko Ujka.

Të afërmit e tij sqarojnë se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kercënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohes kur ka qënë deputet apo kryetar i komunes Velipojë.

Gjithashtu ai nuk ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh, konfirmojnë të afermit e të ndjerit Pashko Ujka.

Ai pritet që të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërkohë që Policia nuk ka mundur që të bjerë ende në gjurmët e autorëve.

Pashko Ujka, 64 vjeç, ish-deputet i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetar i Komunës së Velipojës u qëllua mbrëmjen e djeshme një plumb në shpinë, menjëherë sapo kishte dalë nga banesa e tij.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Burime bëjnë me dije se derimë tani nga pamjet e kamerave të sigurisë, policia nuk ka arritur që të sigurojë ndonjë të dhënë për autorin e vrasjes.

Një nga pistat ku po hetohet dhe ka dyshime që mund të jetë planifikuar atentati është ajo e aktivitetit me të cilin është marrë prej vitesh Ujka në fushën e ndërtimit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...