28.1 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mbledh 12 drejtuesit e Policisë nëpër qarqe, do të vendoset ylli në memorialin e dëshmorëve

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka mbledhur 12 drejtuesit e Policisë nëpër qarqe për vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë.

Pas takimit për Saimir Hoxhën do të vendoset ylli në memorialin e 224 dëshmorëve policë të rënë në krye të detyrës në Shqipëri.

Dje Hoxha u shpall “Dëshmor i Atdheut” pasi dy ditë më parë gjatë një operacioni antidrogë në Kune Vain u ekzekutua nga 21-vjeccari Aldi Rama.

“Sot ne morëm vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të nënkomisar Saimir Hoxhës dhe njëkohësisht qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve, dhe me marrjen e titullit “Dëshmor i Atdheut”, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që ne miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie, familjarët dhe posaçërisht fëmijët, do të trajtohen si fëmijë në përkujdesje të Republikës.

Kjo do të thotë, se fëmijët e “Dëshmorit të Atdheut” do të marrin një trajtim deri në moshën 18 vjeç, e nëse vijojnë shkollën e lartë, deri në 25 vjeç, dy djemtë do të marrin një pagë prej 170 % të pagës që ka patur Nënkomisar Saimir Hoxha”, tha nje dite me pare ministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...