19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vrasja e tre personave në Deçan/ Përfaqësuesi i fshatit Gllogjan: “Ka ndodhur një tragjedi e madhe dhe e dhimbshme, në autobus s’ka pasur pasagjerë por vetëm nxënës”

Detaje të reja janë zbardhur mbi krimin e rëndë që tronditi dje në mbrëmje Deçanin, ku një person hapi zjarr në drejtim të një autobusi, duke lënë të vrarë shoferin dhe dy nxënës.

Përfaqësuesi i fshatit Gllogjan Mustafë Selmanaj në një intervistë për “News 24” u shpreh se ai është njoftuar rreth orës 19 për ngjarjen nga një prind i një fëmije. Ai tha se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur pasagjerë në autobus dhe se kanë qenë vëtëm 9 nxënës.

Ai shtoi se atë ditë autobusi e ka bërë itinerarin Gllogjan-Gjakovë-4 herë.

“Ka ndodhur një tragjedi e madhe dhe e dhimbshme që nuk e mbajmë mend më përpara. Jam njoftuar rreth orës 19. Më mori prindi i një fëmijë ëm tha shko se më ka mbet fëmija atje. Dikush ka dalë me breshëri arme duke vrarë 2 fëmijë. Kanë qenë 9 fëmijë në autobus. Ka pasur nevojë për trajtim mjekësor pasi ishin të terrorizuar. Ky autobus ka qenë linjë e rregullt Gllogjan-Gjakovë. Atë ditë ai ka qarkulluar 3-4 herë me nxënës. 

Në autobus s’ka pasur pasagjerë por vetëm nxënës. Ata kanë qenë 2 engjëj dhe s’kanë pasur konflikte me asnjë.  Personi ka qenë i maskuar, ka qenë vetëm një dhe sipas nxënësve ai është larguar në këmbë. Autobusi eci 50 metra me shofer të vrarë e më pas ra në kanal. Ka qenë fati që fëmijët kanë lajmëruar prindërit dhe më pas ka ardhur policia. Në emër të fshatit dhe Komunës së Deçanit kërkojmë nga autoritetet të gjejnë autorin që ka bërë këtë krim të rëndë”- tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...